Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mërgimtari financon barnat esenciale për Opterushën për 4 vjet

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, të premten ka nënshkruar marrëveshje me mërgimtarin Visar Kabashi rreth furnizimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Opterushë me barna esenciale në formë donacioni.

Zyra komunale për informim ka njoftuar se Kabashi jeton në Zvicër dhe se ka shfaqur gatishmërinë që në katër vjetët e ardhshëm të furnizojë me barna esenciale bashkëqytetarët e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi në fushën e Shëndetësisë, përkatësisht dhurimin vullnetar, furnizim me barna esenciale për QMF-në në fshatin Opterushë ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Visar Kabashit, mërgimtar që jeton dhe vepron përkohësisht në Zvicër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje sipas ZI-së është financimi vullnetar, përkatësisht donacioni i bashkatdhetarit, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, për furnizimin me barna esenciale për QMF-në e lartcekur “në shenjë solidariteti dhe humanizmi për qytetarët e tij”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)