Ndarjen e buxhetit prej 1 milion e gjysmë eurosh nga Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa për trajtimin e qenve endacakë, në Komunën e Pejës e shohin si një shenjë shprese që do të ndihmojë në uljen e shtimit të popullacionit të qenve endacakë, të cilët llogariten se janë së paku katër mijë në numër në tërë territorin e kësaj komune.
Mirëpo më shumë se njoftimin për këto mjete të ndara, në këtë komunë e as në komunat e tjera përreth nuk kanë njohuri e as nuk u është thënë gjë se si do të ndahen apo veprohet më tutje, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur është kërkuar nga Qeveria që të ndajë së paku një milion euro për trajtimin e qenve, është përmendur krijimi në tërë vendin të gjashtë qendrave për trajtimin e qenve endacakë.
Për këtë nuk është diskutuar më, dhe ndërkohë nuk është biseduar për format e zbatimit të projektit për trajtimin e qenve endacakë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)