Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë me Visar Sadik Kabashi, nga fshati Opterushë, komuna e Rahovecit me vendbanim në Meyrin- Geneve në Zvicër. I pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe Jusuf Korenica, drejtori i QKMF-së “Fahredin Hoti” dhe përfaqësues të fshatit Opterushë.
“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë përkatësisht dhurimin vullnetar, furnizim me barna esenciale për QMF-në në fshatin Opterushë ndërmjet komunës së Rahovecit dhe Visar Kabashit, mërgimtar që jeton dhe vepron në Zvicër”, thuhet në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKabashi, ka vendosur që vullnetarisht për 4 (katër) vite, QMF-në në Opterushë ta furnizojë me barëra esenciale për qytetarët, transmeton Koha.net.
Komuna e Rahovecit, përkatësisht drejtori i Shëndetësisë dhe mjeku që udhëheq QMF-në në Opterushë të përgatit për çdo muaj listën e barnave esenciale për QMF-në dhe t’ia dorëzojë donatorit me qëllim të furnizimit me barna esenciale. Komuna e Rahovecit merr për obligim të formojë komisionin prej tre anëtarëve për pranim - dorëzimin e materialit nga kompania e përzgjedhur dhe të përgatitë raport me shkrim për drejtorinë e Shëndetësisë, kryetarin e Komunës dhe donatorin.
Palët zotohen se do t`i përmbahen kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi dhe se në rast kontesti eventual apo për paqartësinë në tekstin e kësaj marrëveshjeje, të zgjidhen me anë të bisedimeve, konsultimeve miqësore dhe me mirëkuptim.