Në seancën solemne të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, është mbajtur takimi i parë inaugurues i legjislaturës së re .
Në praninë e përfaqësuesve të institucioneve vendore, organizatave të dala nga lufta, përfaqësues të klerit fetar, si dhe qytetarëve të shumtë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit Komunal të Rahovecit unanimisht u betuan dhe filluan detyrën e re në këtë mandate legjislativ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë seancë inauguruese para të pranishmëve u betua edhe Kryetari i zgjedhur i komunës Smajl Latifi, i cili në fjalën e tij të rastit para të pranishmëve u zotua që do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve.
Kryetari Latifi tha se do të jetë i përkushtuar maksimalisht t’u shërbejë me nderë, përgjegjësi, transparencë dhe sipas ligjit.
“Do të krijojmë bashkërisht një marrëdhënie korrekte, funksionale, dhe të përgjegjshme me Kuvendin e Komunës, me bindjen e thellë se do të reflektojmë së bashku tiparet e një qeverisje demokratike dhe të suksesshme”, ka thënë Latifi.