Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hapet panairi dimëror në veri të Mitrovicës, Rakiq thotë se po forcojnë ekonominë

Mbi 40 biznese vendore nga tetë komuna serbe në Kosovë, prej industrisë së ushqimit e deri tek artizanalet dhe punimet artistike, kanë promovuar produktet e tyre sot gjatë ceremonisë së hapjes të ‘Panairit Dimëror 2017’ në veri të Mitrovicës.

Në këtë manifestim u tha se kjo është një mundësi për të mbështetur përpjekjet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prodhuese dhe bizneseve të reja në promovimin e produkteve, avancimin e nismave të tyre për komunikim e marketing, si dhe lehtësimin e takimeve biznes me biznes, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka potencuar se këto biznese me veprimtarinë e tyre pa dyshim se zhvillojnë dhe forcojnë ekonominë nëpër komunat e tyre.

“Ky manifestim vetëm sa dëshmon se sa po zhvillohen Ndërmarrjet private dhe sa njerëz vazhdojnë të punojnë në zhvillimin dhe forcimin e ekonomisë nëpër komunat e tyre”, ka thënë mes tjerash Rakiq.

Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Miha Pezelj, u shpreh i lumtur që ndodhet sot në këtë manifestim, duke thënë se BE-ja vazhdon të përkrahë zhvillimin e këtyre bizneseve, përkundër vështirësive me të cilat ballafaqohen ato. Sipas tij, është mirë kur bizneset avansojnë duke zhvilluar produktet e tyre, por edhe ekonominë në përgjithësi.

“Ngjarjet si kjo sot promovojnë bizneset dhe zhvillimin e produkteve të tyre…Më vjen mirë që shoh interesim kaq të madh të këtyre bizneseve, që janë gjithsej 40 biznese të cilat janë këtu për të promovuar produktet e tyre…Disa prej këtyre bizneseve kanë qenë të përkrahura në të kaluarën nga BE-ja, dhe jam i lumtur që i shoh sot këtu që kanë përparuar…Dëshiroj të shoh të gjitha bizneset që janë duke avancuar duke zhvilluar produktet e tyre, si dhe ekonominë në përgjithësi”, theksoi Pezelj.

Ndryshe, kjo ngjarje tashmë tradicionale që do të zgjasë tre ditë rresht, ofroi edhe mundësi argëtimi, përfshirë muzikën, pllakate me animacione, këndin e fotografimit, mundësi për ngjyrosje të fytyrave të fëmijëve dhe lojëra për fëmijë e pjes ë tjera artistike, ndërsa u organizua nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA) në kuadër të projektit të financuar të BE-së “Mbështetje Zhvillimit Ekonomik Rajonal”, që administrohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.