Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, këshilltari nga radhët e AKR-së, Jeton Ujkani, është zgjedhur në raundin e tretë të votimit, më shumicën e votave të këshilltarëve të pranishëm e që ishin 20 sish, kryesues i Kuvendit të Komunës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Mbledhjen, që ishte e dyta me radhë e Kuvendit të Komunës, të dalë nga zgjedhjet e fundit, e kryesoi këshilltari më i vjetër, Gani Haliti. Para se të procedohet me rendin e ditës, para kuvendarëve dhanë betimin Safet Kamberi nga LDK-ja dhe Shyqeri Peci, nga Nisma, të cilët nuk kishin marrë pjesë në mbledhjen inauguruese”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë tutje thuhet se para se të procedohet me rendin e ditës, grupi i këshilltarëve të PDK-së, kërkoi një pauzë prej 10 minutash, por këshilltarët tjerë ishin kundër kësaj kërkese, kështu që mbledhja vazhdoi punën.
“Por, para se të fillonte votimi i fshehtë për kryesuesin e propozuar Jeton Ujkani, që ishte e vetmi, mbledhjen e lëshuan edhe këshilltarët e LDK-së, me arsyetim se nuk ka konsensus për kandidatin e propozuar, që e mbështetën këshilltarët e AKR-së, VV-së, AAK-së, Nismës dhe disa këshilltarë të PDK-së. Meqë në sallë kishte kuorum, mbledhja vazhdoi dhe votimi nxori kryesues të KK-së, Jeton Ujkanin”, thuhet në komunikatë.
Pasi u zgjodhe kryesues, Jeton Ujkani premtoi se do ta kryejë punën e vet në harmoni me ligjin dhe rregulloret e KK-së dhe se do të jetë bashkëpunues me të gjithë këshilltarët e Kuvendit të Komunës.