Inspektorati i Komunës së Malishevës, ditëve të fundit është në aksion të përgjithshëm në të gjitha marketet dhe dyqanet, sidomos ato që shesin mallra ushqimore, për kontroll të afatit të përdorimit të mallrave, atyre ushqimore, pasi tashmë jemi në prag të festave të fundit dhe konsumimi i mallrave ushqimore, është më i madh. Kështu thuhet në një komunikatë për media nga kjo komunë.
“Sipas shefit të inspektoratit në Malishevës, Bardhyl Buçaj, inspektorët komunal, në vazhdimësi janë në terren dhe në mënyrë të vazhdueshme janë duke i kontrolluar të gjitha pikat e shitjes, qoftë dyqane të mëdha apo të vogla, në mënyrë që të sigurohen se përdorimi i produkteve është me afat të përdorimit dhe brenda kushteve të përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBuçaj, gjithashtu ka thënë se "shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha dhe për këtë qëllim inspektorët do të jenë në shërbim të vazhdueshëm, në mënyrë që to sigurohen për përdorim të mallrave pa afat të skaduar të përdorimit".
Po ashtu, Buçaj, ju bën thirrje qytetarëve, që nëse eventualisht mund të hasin në produkte me afat të skaduar të përdorimit, menjëherë ti informojnë inspektorët komunal.