Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pritur në një takim menaxheren e Down Syndrome Kosova –Dega në Mitrovicë, Edita Bilalli, me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar për problemet e kësaj organizate dhe mundësitë e mbështetjes materiale.
Sipas një komunikate për media të kësaj komune, fillimisht Bilalli i uroi Bahtirit rizgjedhjen si kryetar i Komunës së Mitrovicës, duke vlerësuar si të suksesshëm punën e tij në mandatin e kaluar dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e madhe që na e keni dhënë ju dhe institucioni i Komunës. Kjo mbështetje na ka ndihmuar që t’i zgjidhim shumë probleme dhe t’i tejkalojmë disa nga vështirësitë dhe sfidat me të cilat jemi ballafaquar. Megjithëkëtë, kemi ende telashe dhe për këtë arsye vazhdojmë të kërkojmë mbështetjen tuaj të mëtutjeshme për zbutjen e problemeve me të cilat vazhdojmë të ballafaqohemi”, tha ajo.
Si çështje që kërkojnë zgjidhje të shpejtë, të cilat pa mbështetjen e Komunës nuk mund të tejkalohen, Bilalli përmendi kompletimin e stafit të nevojshëm për punë me anëtarësi, mbulimin e shpenzimeve komunale dhe të tjera.
Kryetari Bahtiri i tha Bilallit se ai dhe komuna janë shumë të interesuar që gjendja e kësaj kategorie të qytetarëve të përmirësohet sa më shpejtë, në mënyrë që edhe ata të kenë sadopak një jetë normale.
“Jam shuam i ndjeshëm ndaj kësaj kategorie të qytetarëve, andaj edhe kamë bërë maksimumin e mundshëm në mandatin e kaluar që të ju mbështes materialisht dhe në forma të ndryshme. Do të interesohem edhe më shumë në mandatin e ardhshëm që të jem pranë jush, por për shkak të buxhetit komunal të limituar, jemi të kufizuar që të bëjmë më shumë. Sidoqoftë, mbështetja ime dhe e Komunës për ju nuk do të mungoj kurrsesi”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.