Për dallim nga dy vjetët e kaluar, sivjet në Qendrën e Arsimit Profesional në Pejë është trefishuar numri i të rinjve që janë certifikuar në njërin prej zanateve, apo që janë në listat e pritjes për të nisur kursin e mësimit dhe certifikimit.
Kjo për shkakun se pjesa dërrmuese e tyre po përpiqen që me diplomat e tilla të kërkojnë punë në vendet evropiane, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i kësaj qendre, Rexhë Gashi, tregon për KD-në se aktualisht aktiviteti është shumë dinamik. Shumica e të rinjve që po certifikohen kanë një synim të vetëm, që të dalin në botën e jashtme.
“Ka fluks të madh të interesuarve për të mësuar njërin nga zanatet e ofruara në QAP. Po vijnë mjaft të rinj edhe me kontrata pune, kryesisht nga Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Austria dhe Norvegjia, që të mësojnë dhe certifikohen në njërën prej zanateve”, thotë Gashi. Vjet e parvjet në këtë qendër ka qenë gati përgjysmë numri më i vogël. Madje edhe listat e pritjes për t’ia nisur kursit janë të gjata.
“Aktualisht i kemi mbi 500 të rinj në lista të pritjes që të nisin kurset dhe të certifikohen e kualifikohen në njërin prej profesioneve”, tregon Gashi numrin e të rinjve që janë në pritje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)