Seanca inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës është mbajtur të hënën, në kuadër të së cilës kryetari i rizgjedhur, Ragip Begaj, dhe 31 këshilltarët e organit më të lartë vendimmarrës kanë dhënë betimin solemn si dhe e kanë nënshkruar deklaratën e betimit.
Kjo mbledhje është drejtuar nga Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër e Kuvendit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Begaj u zotua se do të angazhohet maksimalisht për mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Malishevës”, thuhet në njoftimin e Zyrës komunale për informim.
Kuvendi i Komunës së Malishevës përbëhet nga pesë subjekte politike: NISMA me 11 anëtarë, PDK me 9 anëtarë, LDK me 6 anëtarë, VV me 4 anëtarë dhe AAK me 1 anëtar.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është zgjedhur për herë të dytë në krye të Komunës dhe do ta udhëheqë Komunën e Malishevës edhe për një mandat katërvjeçar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)