Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kompensimi i dëmeve nga vërshimet në Podujevë, peng i mbështetjes nga ministritë

Dëme të vogla janë shkaktuar në Komunën e Podujevës nga vërshimet e fundit që ndodhën pas reshjeve të fundit. Megjithatë, komunarët nuk kanë mjete për të bërë kompensimin e tyre.

Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, thotë se nuk kanë linjë buxhetore për dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas tij, raportin e Komisionit për vlerësimin e këtyre dëmeve do t’ua procedojnë ministrive përkatëse të Qeverisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga vërshimet e shkaktuara nga të reshurat e fundit dhe era e fuqishme, më 12 dhe 13 dhjetor, në Komunën e Podujevës janë shkaktuar dëme minimale.

Raportin me dëmet e shkaktuara Komuna do t’ua procedojë ministrive përkatëse të Qeverisë së Kosovës, meqë Komuna nuk ka linjë buxhetore për dëme që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore”, ka thënë Elezi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)