Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Buxheti i Lipjanit për 3 vjetët e ardhshëm miratohet pa vota të opozitës

Këshilltarët e KK-së në Lipjan nëpërmjet një seance të jashtëzakonshme, me shumicë të votave dhe me një varg vërejtjesh nga opozita kanë miratuar planifikimin buxhetor të Komunës për vitet 2018-2020.

Për vitin 2018 Lipjani për të gjitha kategoritë ka planifikuar të shpenzojë më shumë se 15 milionë e 316 mijë euro, derisa rreth një milion e 92 mijë sosh është rritur ky grant në krahasim me vitin e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas opozitës në këtë buxhet janë paraqitur projekte pa ndonjë adresë të caktuar si: asfaltimi i rrugëve në fshatin Akllap, ndërtimi i trotuareve dhe ndriçimi publik në Janjevë, zgjerimi i rrjetit të kanalizimit nëpër fshatra, asfaltimi i rrugës në fshatin Brus, asfaltimi i rrugës në fshatin Sllovi etj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)