Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Investimet në shtratin e lumit eliminojnë përmbytjet

Brenda 3 vjetësh Shtimja ka përfituar rreth gjysmë milioni euro nga donatorë të ndryshëm për zgjerimin dhe pastrimin e shtratit të lumit Shtimjanja nga fshati Caralevë deri në Shtimes dhe nga pjesa tjetër e fshatit Mollopolc- Petrov deri në fshatin Vojnoc, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë kjo qytezë në kuadër të projekteve të ambientit ka ndërtuar edhe një kolektor për trajtimin e ujërave të zeza përgjatë shtratit të këtij lumi. Një donacion të tillë për pastrimin dhe zgjerimin e fyteve të ngushta të lumit Shtimjanja në vlerë prej 200 mijë eurosh kjo komunë e ka përfituar edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në fund të vitit të kaluar, i cili tashmë është në fazën përfundimtare të implementimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.