Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët e saj përmes një komunikate për media se ka të kontraktuar dy Operator Ekonomik për pastrimin e rrugëve gjatë sezonit dimëror dhe ka caktuar edhe organin mbikëqyrës për secilin operator.
“Të gjitha rrugët tani në territorin e Komunës së Drenasit janë të kalueshme”, thuhet në njoftimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë natës së diel dhe të hënë, ka pasur reshje të borës të cilat edhe kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion, mirëpo kompanitë e kontraktuara nga Komuna janë vazhdimisht në terren duke hapur rrugët, dhe se të gjitha rrugët në Komunën e Drenasit janë të kalueshme. Ndonëse këto ditë të ftohta, është shumë e vështirë të plotësohen të gjitha kërkesat e qytetarëve, megjithatë operatorët ekonomik janë terë kohën në terren për të bërë rrugët e kalueshme”, thuhet tutje.
Në loton e parë operatori ekonomik është N.N “Shkëmbi” është i obliguar të mbikëqyrë rrugët në qytetin e Drenasit (komplet me trotuar dhe parkingje), Çikatovë e Re, Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Polluzhë, Shtuticë, Damanek, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme, dhe organ mbikëqyrës është Vehbi Jashari që mund ta kontaktoni ne këtë numër për kërkesat emergjente, 044 426 710.
Në loton e dytë është operatori “A&S & Fer Petrol” dhe ka për obligim të mirëmbaj rrugët në këto fshatra; Komoranin I, II, III dhe IV, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Shtrubullovë, Krajkovë ( deri në Potërrk) Korroticë e Epërme, Korroticë e Ulët, Zabel i Epërm, Zabel i Ulët, Sankoc, Fushticë e Eperme, Fushticë e Ulët, Nekoc, Kizhnarek, Llapushnik, Vukoc, Arllat, Bytyç, Gjergjicë, Negroc, Vuçak dhe organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani me këtë numër të telefonit 044 303 699.