Gjimnazistët e Podujevës ka më shumë se një vit që janë duke mësuar në objektin shkollor të papërfunduar. Ky objekt kishte nisur të ndërtohej në vitin 2009, dhe ende nuk është përfunduar as tash pas tetë vjetësh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë që, tash Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e ka shkëputur kontratën me kompaninë kontraktuese “Ndërtimtari”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë përgjigjet për “Kohën Ditore”, zyrtarët e MASHT-it nuk i kanë treguar arsyet e shkëputjes së kontratës, por kanë thënë se janë duke përgatitur procedurat e tenderit për të kontraktuar një kompani tjetër në mënyrë që të kryhen punët e mbetura.
Udhëheqësja e Divizionit për Komunikim Publik, Besa Bytyçi, ka thënë se në këtë objekt janë kryer mbi 90 për qind e punimeve që kanë qenë të kontraktuara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)