Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jep dorëheqjen drejtori i Shëndetësisë i Lipjanit

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies i Lipjanit në një konferencë shtypi, Avdullah Fazliu, ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Ekzekutivin komunal me arsyetimin se i është pamundësuar vazhdimi i kësaj pozite nga kryetari i Komunës Imri Ahmeti.

Fazliu këtë pozitë të drejtori e ushtroi prej 4 vjetësh, ndërkohë që nga viti i kaluar ishte i pavarur, duke mos u ndërlidhur në asnjë subjekt politik, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Që nga viti i kaluar kam punuar si drejtor i pavarur në këtë drejtori, sepse nuk isha pjesë e asnjë subjekti politik, ndërkohë që tashti pas zgjedhjeve të fundit lokale ka ardhur puna që për të vazhduar më tej duhet të jem partiak dhe kjo më është thënë nga kryetari Ahmeti, që sipas tij kryesia e LDK-së dhe Këshilli drejtues i partisë duhet të votojë, prandaj unë e kam pa veten që nuk mund të vazhdoj më, sepse nuk jam anëtar i ndonjë partie e as nuk do të jem, e aq më pak i LDK-së”, ka thënë Fazliu...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.