Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Obiliqit në bashkëpunim me donatorët i ndërtojnë shtëpinë familjes Berbatovci

Komuna e Obiliqit në vazhdimësi është duke punuar në gjetjen e mundësive për ndërtimin e shtëpive të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike.

Ndërtimi i shtëpisë për familjen e Milazim Berbatovcit në fshatin Dardhishtë, është e nënta shtëpi që është duke u ndërtuar që nga marrja e mandatit nga Xhafer Gashi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, e uroi familjen Berbatovci për fillimin e ndërtimin të shtëpisë së re.

Ai tha se komuna do të vazhdojë me ndërtimin e shtëpive të tilla edhe për raste të tjera që kanë gjendje të rëndë ekonomike.

Nga ana tjetër, kryefamiljari Milazim Berbatovci e falënderoi Gashin dhe donatorin për ndihmën që po i bëjnë në ndërtimin e shtëpisë.