Një rrugë e gjatë rreth 250 metra në lagjen “Dardania –II” në Pejë ka mbetur për 15 metra e paasfaltuar.
Operatori i kontraktuar nga Komuna kishte nisur të mërkurën pasdite asfaltimin e saj, por para se ta kryente një qytetar u ka dalë para dhe ua ka ndaluar punën, me pretendimet se është pronë e tij toka në pjesën që lidhet kjo rrugë me rrugën tjetër të lagjes, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPastaj operatori me makinerinë e tij është larguar pa e asfaltuar edhe pjesën e mbetur. “Unë ia kam ndaluar asfaltimin kur kanë arritur te skaji i tokës sime. Aty në atë pjesë ku e kam ndërprerë asfaltimin, që ka pas me u lidh me rrugën tjetër, ka mbi një arë tokë që është imja”, thotë Xhavit Morina nga fshati Loxhë, e që më shtëpi është rreth 500 metra larg në fund të lagjes. Kur e ka ndërprerë Morina asfaltimin, aty ka ardhur edhe kryetari i Komunës Gazmend Muhaxheri...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.