Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha kërkon fuqizim të rolit të grave dhe pjesëmarrjen në qeverisje lokale

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka vizituar komunën e Drenasit, me ç’rast u prit nga Kryetari i kësaj Komune, Ramiz Lladrovci si dhe drejtoret e departamenteve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë këtij takimi, Hoxha dhe Lladrovci diskutuan për fuqizimin e sundimit të ligjit, promovimin e të drejtave të grave në trashëgimi si dhe për fuqizimin e rrolit të grave dhe pjesëmarrjen e tyre në qeverisje, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gratë drejtore të departamenteve më të rëndësishme në Komunë- gjysma e Kabinetit, është shembull për vendin tonë. Drenasi ka promovuar më së miri barazinë gjinore, por edhe ka hequr paragjykimin ndaj mundësive dhe përkushtimit të grave edhe në pushtetin lokal”, theksoi Hoxha.

Lladrovci e njoftoi Hoxhën me ecurinë dhe aktivitetet brenda kësaj Komune dhe njëherësh theksoi faktin se Drenasi ka promovuar vlerat profesionale të grave, pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje por edhe kreatore të politikave të zhvillimit lokal.