Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje akuzon Komunën e Shtimes për punësime nepotiste

Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Shtime ka akuzuar qeverisjen lokale për punësime mbi baza partiake në Administratën komunale, në arsim dhe në disa institucione të tjera publike. Ndërkaq ka akuzuar edhe për mosvazhdim të kontratave të disa mësimdhënësve.

Ruzhdi Jashari, ish- kandidat për kryetar të Shtimes në zgjedhjet e fundit lokale, e anëtar i Kryesisë së VV-së, ka thënë se padrejtësitë, nepotizmi dhe të këqijat e pushtetit lokal (PDK) mbi popullsinë shtimjane tashmë kanë filluar të jetësohen pas fitores së kryetarit aktual, Naim Ismajli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Realiteti që vret të ardhmen e qytetarëve shtimjan po zbatohet praktikisht, derisa pas balotazhit kanë filluar largime nga puna, pastaj kanë filluar punësimet e pa drejta dhe pa konkurse nëpër institucione të ndryshme. Enti i Punësimit në Shtime ekziston vetëm sa për sy e faqe, derisa kryetari i Komunës është vetë Enti i Punësimit. Ai po i vlerëson dhe po i parashtron vetë kriteret për punësime. Ndërkaq një ndër kriteret kryesore është që hallexhiu t’ia ketë dhënë votën për kryetar Komune dhe të jetë militant i tij politik. Prandaj, kjo tashmë po bëhet realitet në Administratën komunale në kompaninë e higjienës, në arsim dhe në disa institucione të tjera publike”, ka thënë Jashari...(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.