Komunarët e Podujevës nuk do të heqin dorë nga ndërtimi i Palestrës së Sporteve në tokën që është në kontest ndërmjet saj dhe AKP-së, gjegjësisht ish-ndërmarrjes shoqërore “Fapol”.
Edhe pse më 22 nëntor zyrtarët e kompanisë private “Jaha Company”, që është duke e shfrytëzuar këtë pronë kishin penguar fillimin e punimeve të këtij objekti, zyrtarët komunalë thonë se ky projekt nuk do të dështojë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi Nazmi Elezi thotë se kanë kërkuar edhe nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që të heqë dorë nga kjo pronë, për të cilën ai thotë se është komunale.
“Komuna është duke ndjekur rrugën ligjore për fillimin e ndërtimit të Palestrës së Sporteve në bazë të vendimit të Kuvendit të Komunës së Podujevës, të marrë më 29 prill të vitit 2016.
Pavarësisht se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) pretendon se kjo ngastër kadastrale duhet të jetë në menaxhimin e saj, dokumentet zyrtare dëshmojnë se kjo paluajtshmëri është në pronësi të Komunës”, ka thënë Nazmi Elezi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.