Vendosja e tabelave me emërtimet e reja të rrugëve në Komunën e Podujevës është ndërprerë përkohësisht nga kompania e kontraktuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Sipas komunarëve të Podujevës, arsyet e ndërprerjes janë kushtet atmosferike. Zëdhënësi Nazmi Elezi thotë se afati i përfundimit të këtij projekti është qershori i vitit të ardhshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kompania e kontraktuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës përkohësisht ka ndërprerë vendosjen e tabelave me emrat e rrugëve për shkak të kushteve atmosferike. Deri tash janë vendosur rreth 60 për qind e tabelave me emrat e rrugëve. Ndërsa afati i realizmit të projektit të vendosjes së tabelave me emrat e rrugëve është deri në qershor të vitit 2018”, ka thënë Nazmi Elezi.
Ndërkohë, jo të gjithë kanë qenë të kënaqur me emërtimet e reja të rrugëve. Posa ka filluar vendosja e tyre, janë shfaqur edhe pakënaqësitë e qytetarëve, duke i shkarravitur tabelat, për t’u hequr pastaj nga zyrtarët komunalë.
Sipas zëdhënësit të Komunës së Podujevës, deri tash janë rreth 100 ankesa lidhur me emërtimin e rrugëve, të cilat presin të shqyrtohen. Por, kjo gjë nuk mund të bëhet para se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të japë interpretim ligjor nëse Kuvendit Komunal i lejohet të formojë një Komision të tillë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.