Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prizren, 5 mijë euro më shumë për dekorimet e fundvitit

Dekorimi i qytetit për festat e fundvitit sivjet do t’i kushtojë më shtrenjtë Komunës së Prizrenit, në krahasim me vitin e kaluar.

Bazuar në njoftimet për dhënien e kontratave të publikuara online, këtë vit Komuna e Prizrenit ka përzgjedhur tenderin në vlerë prej mbi 25 mijë eurove për dekorimin e qytetit, derisa vitin e kaluar aktiviteti i prokurimit me emërtimin e njëjtë kishte kushtuar afër 20 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rritja e shpenzimeve nga buxheti komunal për këtë lloj projekti nga zyrtarët komunalë është arsyetuar me ekonominë e tregut të lirë, përkatësisht konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë.

Shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Prizrenit, Ymer Berisha, ka bërë të ditur se organet komunale kanë iniciuar procedurat për realizimin e këtij projekti që tashmë është tradicional në këtë qytet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.