Në dukje të parë, këto objekte në qendër të Qytezës së Obiliqit duken si të braktisura.
Aty jetojnë disa familje, në kushte të mjerueshme, ngase asnjë standard normal nuk i plotëson kjo strehë e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjithë kanë një të përbashkët, jetojnë me asistencë sociale, ndërsa problemet tjera i kanë të ndryshme, raporton KTV.
Meqë banjat janë kolektive, atyre u është dashur të bëjnë vetë një zgjidhje për rregullimin brenda banesës, e edhe kjo alternativë po u shkakton vështirësi.
Ankohen se po kërcënohen nga sëmundje të ndryshme. Prandaj, kanë kërkuar nga komuna një zgjidhje tjetër banimi, por nuk kanë pasur përkrahje.
Për këto tri ndërtesa ankohen edhe banorët e tjerë të cilët jetojnë përreth.
Banesat janë në pronësi të Korporatës Energjetike të Kosovës. Si fillim ato ishin në shfrytëzim të punëtorëve të korporatës, mirëpo pasi aty për shumë vjet nuk jeton askush janë vendosur qytetarë jo vetëm nga kjo qytezë, por dhe qytetet e tjera.
Gjatë fushatave zgjedhore rrënimi i tyre është përmendur vazhdimisht, sepse të njëjtat po ia prishin imazhin qytetit.
Të ashtuquajturat “banesat e vetmisë” do të rrënohen gjatë vitit që vjen, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike në Obiliq, Burim Gërguri.
Për mosgjetjen e një zgjidhjeje për këta banorë, Komuna arsyetohet me mungesë fondesh.