Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërron jetë kryesuesi i KK të Obiliqit, Adem Preniqi

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Adem Preniqi, sot ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë familja e tij përmes një njoftimi në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për vdekjen e tij, ngushëllime ka shprehur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Adem Preniqi ishte një njeri i urtë dhe punëtor i palodhshëm.

“Ishte aktivist i pandalur në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve. Vdekja e tij është humbje për familjen dhe miqtë, por edhe për institucionin ku veproi. U shpreh ngushëllime më të dashurve të tij dhe e ndaj pikëllimin me ta. Le të krenohen me Ademin! I qoftë i lehtë dheu i Atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i ka shprehur ngushëllime familjes Preniqi.

“Me dhimbje të madhe pranuam lajmin se sot ndërroi jetë profesori dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Adem Preniqi. Lajmi për vdekjen e tij na ka prekur pamasë të gjithëve. Humbja e një njeriu të tillë, është humbje e madhe para së gjithash për familjen, për Komunën dhe për shoqërinë në përgjithësi. Profa ishte shembull me sinqeritetin, afërsinë, guximin dhe vendosmërinë për të vepruar në të mirë të vendit. Familjes ju shpreh ngushëllimet më të thella duke ju uruar forcën dhe durimin për të përballuar këtë dhimbje. U prehsh në paqe Profë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Varrim i të ndierit bëhet sot në varrezat e Obiliqit ne ora 15:00 në Obiliq.