Sipas të dhënave komunale të Komunës së Kamenicës figurojnë 2 mijë e 210 biznese të regjistruara, mirëpo vetëm 800 sosh janë aktive, e sa i përket veprimtarisë sipas regjistrimit dominojnë ato shërbyese me 1 mijë e 588 biznese, ndërsa biznese prodhuese të regjistruara janë 396, 186 sosh tregtare dhe 40 biznese janë ndërtimore.
Ndërsa numri i bizneseve me pronare femra është 299, kurse 1 mijë e 911 biznese janë me pronarë meshkuj, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFerdane Rudhani, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik deklaron se Kamenica ka potencial të zhvillimit të bujqësisë, kurse bizneset e ndryshme kanë mundësi të investojnë në këtë fushë.
Ajo thotë se Komuna nuk ka pasur shumë mundësi që të përkrahte bizneset e reja, shkaku i mjeteve buxhetore dhe të zhvillonte fushata promovuese me qëllim të tërheqjes së investimeve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.