Pengesat për lëvizje të lirë në hapësirat publike, degradimi i Qendrës Historike bashkë me ndotjen e mjedisit dhe mungesën e hapësirave të mjaftueshme të gjelbëruara janë disa nga shqetësimet e qytetarëve të Prizrenit, të pasqyruara në raportin e institutit GAP, lidhur me problemet kryesore në këtë komunë.
Sipas këtij raporti, këtë vit qytetarët e Prizrenit kanë identifikuar si problematike “bllokimin e trotuareve, qasjen në lëvizje të personave me aftësi të kufizuara, shkatërrimin e Qendrës Historike, mungesën e korsive për biçikleta si edhe mungesën e hapësirave të gjelbëruara”, por edhe ndotjen e ujërave të Lumëbardhit, që ka qenë shqetësim i shprehur në vitin 2013, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shkalla e lartë e bllokimit të trotuareve dhe sipërfaqeve të tjera publike është cekur nga qytetarët si fenomen i kudogjendur në Prizren. Komuna e Prizrenit, ka ndërmarrë pak veprime për adresimin e këtij problemi”, shkruan në raportin e GAP-it...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.