Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna shpenzon 2 milionë euro për paga e mëditje

Pagat dhe mëditjet janë kategoria me më së shumti mjete të shpenzuara nga buxheti i Komunës së Graçanicës.

Për nëntë muaj të këtij viti zyrtarët komunalë kanë harxhuar më shumë se 2 milionë euro për këtë kategori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë deri tashti kjo komunë ka shpenzuar pak më shumë se gjysmën e buxhetit total të paraparë për 2017. Sipas raportit financiar janar-shtator, në të cilën gazetës i është lejuar qasje në vetëm 3 faqe të tij, thuhet se buxheti për këtë periudhë është 7.589.687.16 euro. Në të njëjtin dokument shihet se në nëntë muajt e parë janë shpenzuar 4.272.817 euro apo 56.30 për qind nga buxheti i përgjithshëm apo 66.97 për qind nga mjetet e alokuara për këtë periudhë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas kategorive ekonomike janë shpenzuar mjetet si në vijim: Për paga dhe mëditje 2.029.087 euro, për mallra dhe shërbime janë shpenzuar 482.842 euro, për shërbime komunale 106.302 euro, për subvencione dhe transfere 155.776 euro, për shpenzime kapitale 1.421.555 euro dhe për donacione janë shpenzuar 77.252 euro...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.