Zjarrfikësit, policia dhe ekipi shëndetësor i QKMF-së “ Nënë Tereza” në Klinë, kanë demonstruar shkathtësitë e tyre në rast të ndonjë tërmeti eventual, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Bëhet fjalë për një aksion të improvizuar, ushtrim fushor, “ tërmet” në Çerdhën e Fëmijëve “ Xhevë Lladrovci” në Klinë, skenarin e të cilit e kishte bërë dega e Kryqit të Kuq në Klinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas njoftimit për tërmet, të parët në vendin e ngjarjes arrijnë Policia e Kosovës, të cilët njoftojnë njësinë për zjarr dhe shpëtim, QKMF-në dhe Kryqin e Kuq.
Fillimisht reagojnë njësitë e zjarrfikëseve në shuarjen e zjarrit që kishte shpërthyer, kurse më pas futen brenda në objekt për të evakuuar fëmijët dhe personelin tjetër. Atyre u jepet ndihma e parë në vend të ngjarjes dhe më pas dërgohen në QKMF.
Ekipi psiko-social i Kryqit të Kuq të Kosovës trajton nxënësit dhe fëmijët e evakuuar. Në këtë “tërmet” janë lënduar 5 fëmijë dhe 2 punëtorë.
I gjithë ushtrimi ka kaluar sipas planit të paraparë dhe gjithë akterët e angazhuar në këtë ushtrim kanë kryer detyrat e veta sipas planit të paraparë.
Zyrtarët e Kryqit të Kuq në Klinë, kanë treguar se një ushtrim i tillë është organizuar në rast të ndonjë tërmeti eventual që ekipet për shpëtim, siguri dhe ofrimin e ndihmës së parë të jenë sa më të përgatitur për përballimin e situatave të tilla.