Reshjet e borës të ditëve të fundjavës nuk kanë shkaktuar probleme për qarkullim në rrugën nacionale Pejë-Kuqishtë-Bogë.
Po problem më shumë, siç thotë Ukë Selimaj, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, po paraqesin rrëshqitjet e kohëpaskohshme të dheut, ndonëse jo në atë masë siç kishte rrëshqitur të enjten dhe të premten e kaluar në kilometrin e 13-të, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka rrëshqitje dheu dhe është e vështirë me e stabilizue në këtë kohë të reshjeve. Rruga po mirëmbahet edhe prej Kuqishtës deri në Bogë që të jetë e kalueshme dhe të mos bllokohet qarkullimi për banorët dhe turistët. Rrëshqitje dheu ka pasur edhe në rrugën lokale për fshatin Haxhaj, e cila sivjet ka qenë duke u zgjeruar. Për këtë rast kemi kontaktuar një kompani qa ta pastrojë përkohësisht”, thotë Selimaj.
Ndërsa operatori përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës nacionale prej Pejës deri në Bogë ka në kujdestari të vazhdueshme automjetet për pastrimin e këtij aksi rrugor, i cili aktualisht është i pastruar dhe i kalueshëm pa probleme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.