Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj zotohet se zgjerimi i rrugës Prizen-Prevallë do të fillojë në vitin 2018

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës janë zotuar se projekti i zgjerimit të rrugës Prizren-Prevallë do të fillojë të zbatohet nga viti i ardhshëm.

Ata kanë pranuar se jetësimi i këtij projekti është i domosdoshëm për të mundësuar qarkullim më të sigurt për qytetarët dhe vizitorët e kësaj ane, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Infrastrukturës, drejtuesi i kësaj ministrie, Pal Lekaj, i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, zëvendësministri i Diasporës, Qerim Bajrami, dhe deputetja Duda Balje, kanë vizituar të hënën projektin për zgjerimin e rrugës Prizren – Prevallë.

Lekaj ka theksuar se ekziston përkushtimi që ky projekt të fillojë në vitin 2018, duke shtuar se prioritet do të jetë siguria e qytetarëve dhe se të gjitha komunitetet në vend do të trajtohen të barabartë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.