Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike lënë pa ujë 20 fshatra të Lipjanit

Ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike po shkaktojnë probleme në furnizim më ujë të pijshëm për 20 fshatra të Lipjanit. Mungesa e energjisë elektrike i lë jashtë funksionit pompat.

Për këtë shkak kanë reaguar udhëheqësit e kompanisë së ujësjellësit Rajonal “Prishtina” dhe qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas zyrtarëve të KUR “Prishtina” ndërprerjet e energjisë elektrike po ndodhin pa ndonjë njoftim zyrtar nga KEDS-i, ndërkohë qytetarët po ankohen për shërbime jocilësore.

Elmi Bublica, përgjegjës i ujësjellësit rajonal “Prishtina”, në Lipjan ka thënë se si pasojë e defekteve të energjisë elektrike shpeshherë po ndërpritet edhe furnizimi me ujë të pijshëm në 20 fshatra dhe në qytet. Sipas tij, sistemi i pompimit për këto lokalitete varët nga furnizimi i energjisë elektrike, mirëpo gjatë periudhës së fundit shpeshherë KEDS-i po e ndërpret atë pa ndonjë paralajmërim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.