Bora që ka rënë gjatë natës së mbrëmshme dhe që ka vazhduar edhe sot në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka shkaktuar probleme në lëvizjen e automjeteve në gjithë territorin e komunës së Rahovecit dhe kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve, gjatë sezonit të dimrit ka pasur disa intervenime në largimin e borës nga rruga, njofton kumtesa e komunës, transmeton Koha.net.
Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit shprehet se bora që ka rënë në gjithë territorin e Komunës, nuk ka krijuar ndonjë vështirësi në lëvizje të automjeteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBehra, po ashtu, thotë se kompania për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit, ka pasur disa intervenime për largimin e borës nga rruga dhe me këtë rast ai konfirmoi se të gjitha rrugët në nivel të komunës së Rahovecit, janë të kalueshme dhe se në vazhdimësi janë duke e përcjellë situatën që nëse ka nevojë të intervenohet, do të intervenohet me kohë.