Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrugët në Drenas janë të kalueshme

Pas reshjeve të borës të cilat kanë vështirësuar lëvizjet e automjeteve në komunikacion, kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Drenasit janë në terren për të hapur rrugët në vendbanime.

Zyra për informim e kësaj komune bën me dije se dy kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror kanë filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit të bëjnë pastrimin e rrugëve kryesore, atyre dytësore dhe i janë përgjigjur kërkesave të qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Organi mbikëqyrës ka qenë vazhdimisht në mbikëqyrje të kompanive dhe tani të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka ndonjë vështirësi në terren.