Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të gjitha rrugët e Komunës së Klinës janë të kalueshme​

Bora që ka rënë mbrëmë e që ka vazhduar edhe sot në orët e hershme të mëngjesit, ka shkaktuar telashe në lëvizjen e automjeteve, sidomos në zonat kodrinore-malore. Mirëpo, pas intervenimit të kompanisë së angazhuar nga Komuna e Klinës, rrugët janë bërë të kalueshme, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Shërbimeve Publike e Emergjente, Gjokë Lleshaj. Ai tregon se që në orët e para të paraditës së sotme është intervenuar në pastrimin e rrugëve, ku trashësia e borës ka qenë më e madhe, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në akset rrugore në drejtim të Sferkës, Këpuzit, Qeskovës, Shtupelit, qytetit të Klinës dhe vendeve tjera, pasi që është raportuar se ka sasi me të madhe të borës dhe që paraqet problem në lëvizjen e automjeteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas intervenimit të kompanisë së angazhuar nga komuna, të gjitha rrugët e komunës së Klinës, në zonat rurale dhe urbane janë të kalueshme”, ka konfirmuar Lleshaj.

Ndërkohë edhe pse ka pasur reshje të shumta të shiut, nuk është raportuar për vërshime. Prurjet e ujit në lumenjtë e Klinës janë shtuar, por nuk kanë dalë nga shtrati falë rregullimit të shtretërve në qytetin e Klinës. Në terren për të parë nga afër gjendjen, kanë dalë drejtori Gjokë Lleshaj dhe inspektorët komunalë për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për të intervenuar aty ku paraqitet nevoja.

{gallery}