Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lutfi Haziri zgjedhet kryesues i Bordit të AZhR-Lindje

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, me unanimitet të plotë është zgjedhur sot kryesues i Bordit të Agjensionit Zhvillimor Rajonal – Lindje për mandatin një vjeçar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Haziri, u zotua për angazhim maksimal dhe përkrahje të fuqishme të mëtejshme këtij institucioni, të cilin e vlerësoi si një mekanizëm të rëndësishëm për bashkëpunimin ndër-komunal dhe rajonal, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duke falënderuar për punën e mirë kryesuesin e deritanishëm, kryetarin e Ferizajt, Muharrem Sfarqa, Haziri u zotua, po ashtu, për bashkërendim të aktiviteteve të gjithëmbarshme të 11 komunave të rajonit ekonomik lindje, duke theksuar se komuna e Gjilanit si njëra ndër komunat më të mëdha të këtij rajoni, do të jetë gjithmonë e interesuar për zhvillim të balansuar ekonomik”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim, Valbona Tahiri, drejtoreshë e Agjencisë, ka prezantuar raportin një vjeçar të performancës së këtij Agjencioni si dhe prezantoi planin e veprimit për periudhën e ardhshme kohore, përderisa anëtarët e Bordit aprovuan raportin një-vjeçar të punës si dhe atë financiar të këtij Agjencioni.

Përndryshe, të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim shprehën fjalë mirënjohje të lartë për punën profesionale dhe angazhimin permanent të stafit të AZhR Lindje.​