Rruga magjistrale Peje-Kuqishtë, e cila ishte bllokuar mbrëmjen e së enjtes nga rrëshqitja e dheut në kilometrin e 13-të, te fshati Shtupeq i Madh, është liruar të premten në mëngjes.
Fadil Lika, pronari i kompanisë “Lika Trade”, ka thënë se buldozerët kanë larguar mbi 4 mijë kubikë dhe e gurë, që e kanë hedhur anën e poshtme të rrugës, derisa është pastruar e tërë rruga, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRruga është e kalueshme, por operatori vazhdon të kujdestarojë me buldozerë pasi rreziku as që ka kaluar në atë pjesë të rrugës nga rrëshqitjet e mundshme edhe më të mëdha të dheut. Lika tregon se është ngjitur lart në atë bjeshkë, në të cilën, siç thotë ai, ka parë një çarje të një cope të madhe të masivit të dheut të përzier me rrasa guri dhe copa shkëmbi. Ajo çarje, sipas tij, ka shkaktuar edhe rrëshqitjen e dheut që ka bllokuar rrugën...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.