Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka marr pjesë në shënimin e jubileut, festës së 100 vjetorit të Pavarësisë së Finlandës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ai ka uruar finlandezët me rastin e shënimit të kësaj dite. Gjatë këtij manifestimi, Lladrovci ka thënë se ndihet i nderuar për ftesën që është bërë së bashku me popullin mik finlandez të festoj një shekull shtet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam nderin dhe privilegjin, që në emër të komunës nga vij, në qendër të Republikës së Kosovës, të ju sjell këtu urimet më të sinqerta dhe t’ju themi se me krenari ju bashkohemi edhe ne kësaj feste madhështore të shënimit të një shekulli shtet të Finlandës. Prania ime këtu, është edhe mundësi për mua dhe shtetin tim të marr mesazhin e këtij manifestimi jubilar dhe vlerat e shtetit Tuaj, të njohura në botë. Theksoj se i takoj gjeneratës që nga historia e Finlandës të marr mësime edhe për arritjen e lirisë e pavarësisë së popullit tim”, ka thënë Lladrovci, transmeton Koha.net.
Ai më tutje ka shtuar se, “sot Finlanda është model për shumë fusha me rëndësi për qytetarët e mi. Disa nga ato jemi duke i jetësuar me ndihmën tuaj. Ju falënderoj që më keni dhënë mundësinë të jem këtu. Ashtu siç i lutem Zotit për mbarësinë e vendin tim dhe kombin shqiptar, po aq me shpirt e mendje po lutem për mbarësinë e Finlandës dhe finlandezët. Në këtë jubile dhe festë madhështore, dua ta rikujtoj madhështinë tuaj, Ju keni kthyer vëmendjen edhe nga shteti im që vetëm pas 17 ditëve, të shpalljes së Pavarësisë, para 10 vitesh ju keni pranuar këtë pavarësi. Populli mik finlandez, do të mbetet mik i përjetshëm i shtetit dhe popullit tim. Urime dhe gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë, me sinqeritetin e mikut dhe shtetit nga Republika e Kosovës”.