Komuniteti shqiptar është bërë me përfaqësues të tyre në Kuvendin Komunal të Graçanicës pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit. Imri Ajeti (LDK) është këshilltari i cili do të përfaqësojë interesat e shqiptarëve në këtë komunë.
Ai ka marrë 365 vota nëpërmjet Iniciativës Qytetare Shqiptare (IQSH), ku kanë garuar bashkërisht të gjitha partitë shqiptare me përjashtim të Vetëvendosjes, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjeti, i cili pritet të jetë edhe zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal, ka thënë se shëndetësia, arsimi, infrastruktura dhe transporti janë disa nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen shqiptarët dhe komunitetet e tjera joshumicë në Graçanicë.
Ai ka thënë se edhe gjatë fushatës zgjedhore kanë vizituar fshatrat me shqiptarë në Graçanicë, por edhe komunitetet ashkali, romë e egjiptian për të parë problemet me të cilat ballafaqohen...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.