Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ka mposhtur në garën për kreun e komunës “kandidatin më të mirë e më serioz që Vetëvendosje e ka e ka mundur ta ketë për Gjilanin”.
“Megjithatë ai është kandidati i vetëm që në balotazh ka humbur vota, ka pasur më pak se në rundin e parë”, ka thënë Haziri në “Interaktiv” të KTV-së, teksa ka shtuar se Sami Kurteshi nuk e ka uruar ende pas rezultatit të zgjedhjeve lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndonëse publikisht ka thënë se do të më uroj, madje se do të më uroj publikisht, ende nuk e ka bërë këtë”, ka thënë Haziri.
Fitorja që ai e ka quajtur plebishitare në Gjilan, ka thënë se e bënë atë më përgjegjës.