Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drenasi thellon bashkëpunimin në arsim me një komunë finlandeze

Komuna e Drenasit ka thelluar bashkëpunimin me komunën Laukaa të Finlandës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci takoi sot kryetarin e komunës Laukaa, e cila shtrihet në qendër të Finlandës, Jakko Kiiskila me bashkëpunëtorë e tij me rastin e shënimit të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Finlandës

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në fillim kryetari Kiiskila i uroi mirëseardhje kolegut të tij nga Kosova, dhe shprehu mirënjohje për kryetarin Lladrovci për vizitën e tij të parë në Finlandë. Më pas Kiiskila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të shkollave ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi se ndihet mjaft i lumtur për bashkëpunimin e deritashëm”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Kiiskila i ofroi mundësinë e bashkëpunimit Lladrovcit pos arsimit edhe në fusha tjera.

Pastaj kryetari Lladrovci falënderoi kolegun e tij finlandez për ftesën dhe mikpritjen, foli për sfidat nëpër të cilat po kalon komuna e Drenasit si dhe mundësitë që ofron kjo komunë për investitorët e huaj. Ai ftoi bizneset dhe investitorët finlandezë që të investojnë në komunën e Drenasit.

Një rëndësi të veçantë gjatë takimit Lladrovci i kushtoi fushës së arsimit. Ai ftoi kolegun e tij nga Finlanda për ta vizituar Drenasin, gjithashtu dhe për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kolegu nga Laukaa e pranoi me kënaqësi ftesën për të festuar bashkë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ai po ashtu tha se historia e Finlandës dhe Kosovës kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin edhe Pertti Parkkonen, kryetar për çështje të arsimit, zonja Helinä Patana, drejtore e gjimnazit "Laukaan lukio", zonja Arja Paakkinen, zyrtare për arsim në këtë komunë, si dhe zotëri Ilkka Linderoos, përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar.

“Drejtoresha e shkollës Patana çmoi lartë këmbimin e nxënësve dhe mësimdhënësve ndërmjet gjimnazit nga Drenasi dhe gjimnazit nga Laukaa, ajo tha se e ka mbështetur këtë bashkëpunim do ta mbështes edhe në të ardhmen. Ajo shprehu mirënjohje për Drenasit për mikpritjen që u kanë bërë nxënësve dhe mësimdhënësve finlandezë gjatë vizitës së tyre këtë vit në Drenas”, thuhet në komunikatë.

Patana gjithashtu tha se, “ndihet mjaftë mirë që nxënësit nga gjimnazi i Drenasit po marrin pjesë aktive në mësim në shkollën që ajo drejton, si dhe në aktivitetet tjera shkollore”. Ajo theksoi se ndihet mjaftë e lumtur që nxënësit nga Kosova po tregojnë zell të madh, si dhe është plotësisht e kënaqur me anglishten e tyre shumë të mirë.

Ajo tregoi se nxënësit nga Kosova do të jenë pjesë e programit për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Finlandës.

Ndërsa Arja Paakkinen vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm dhe uroi për vazhdimin si dhe thellimin e bashkëpunimit, ajo gjithashtu ofroi edhe mbështetjen e saj në këtë drejtim. Gjithashtu edhe Ilkka Linderoos ofroi gjithë mbështetjen e tij për vazhdimin thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Për nder të Lladrovcit, u shtrua edhe një drekë zyrtare. Më pastaj Lladrovci i shoqëruar nga zyrtarë finlandezë vizitoi dy biznese shumë të suksesshme, një qendër rehabilitimi Peurunka si dhe një biznes tjetër, Tupasëilla.

Në ditët në vazhdim Lladrovci do të takojë ekspertë të kurrikulave si dhe trajnerë të fushës së arsimit.​