Për mungesë buxheti, Komuna e Gjilanit sivjet nuk ka siguruar dru për ngrohje për familjet skamnore. Të dhënat flasin për afro 1 mijë familje, të cilat deri tashti janë ndihmuar nga komuna me dru për ngrohje.
Hajrullah Fetinci (82) është njëri nga ata që kanë pritur ndihmën e Komunës. Por, një ndihmë të tillë ë ka pranuar nga disa djem vullnetmirë, të cilët ia kanë blerë 3 metra dru, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kanë mbledh pare do djem edhe mandej m’i kanë pru drutë 3 metra e gjysmë para shpije, edhe i kanë pre dhe mandej i kom shti brenda. Komuna ka 2 metra na kanë pru dru e sivjet nuk kanë pru hiç. Unë me hekra punoj, qashtu mbledh hekra e lemenka edhe i shes. Po 6 metra dru shkojnë për dimër, amo me qito dru që i kam qito duhet me i djeg. Pare nuk kam me ble dru, se janë shtrenjtë. Një shporet ma ka dhanë njoni, ama edhe ai nuk po bojke hiç, p’e kthen tymin krejt. Jetoj vetë edhe jam i smut po nuk po kam çka me bo. Me punu po e kam vështirë këtë kohë se edhe është shumë ftohtë”, thotë ai...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.