Në të gjitha shkollat e Pejës të mërkurën është zhvilluar procesi mësimor pa problem, përveç asaj teknike “Shaban Spahia”, ku nxënësit kanë braktisur mësimin nga të ftohtit.
Nxënës të kësaj shkolle kanë bërë të ditur se sivjet askush nuk kujdeset për ndezjen e stufave, ndaj ata detyrohen vetë ta bëjnë këtë punë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE zëvendësdrejtori Haxhi Sadiku përgjegjësinë për këtë situatë e adresoi te Komuna.
“Shko pyete drejtorin e Arsimit dhe kryetarin e Komunës pse nuk janë nxënësit në klasa. Se ne deri tash 100 kërkesa i kemi bërë...”, ka thënë i acaruar Sadiku. Kurse shefi i tij, drejtori Arben Gjikolli, ka thënë se kjo gjendje nuk është pasojë e veprimit të tyre...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.