Komuna e Kaçanikut ka përfituar rreth gjysmë milioni euro nga Banka Botërore për ndërtimin e një çerdhe publike, mirëpo shkaku i mungesës së lokacionit këtë projekt komuna tashmë e ka nisur në oborrin e shkollës fillore “Emin Duraku” duke i dëmtuar afro 90 mijë euro investime të donatorëve të cilat janë bërë 2 vjet më parë për rregullimin e fushës sportive brenda kësaj hapësire shkollore.
Këto investimi nga “EU-Beuatiful Kosova” në vlerë prej 82 mijë eurosh dhe nga Komuna në vlerë prej 4 mijë eurosh kishin për qëllim përmirësimin e kushteve teknike në këtë objekt shkollor, andaj rreth kësaj çështje kanë reaguar qytetarët e Kaçanikut dhe organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBesart Lajçi, banor nga Kaçaniku, ka thënë se është mjaft shqetësuese se si ekzekutivi i Komunës nuk ka mundur ta gjejë një lokacion më të përshtatshëm për ndërtimin e çerdhes publike me qëllim që të mos dëmtohen investimet e donatorëve në fushën sportive...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.