Malishevë, 16 mars - Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, ka filluar rregullimi i rrugës brenda qytetit, përkatësisht nga lagja Hoti deri në lagjen e Gurit. Kjo rrugë, do të shërbejë edhe si një transit i vogël, pasi e lidh qytetin nga veriu në jug, përkatësisht dy lagjet e skajshme të qytetit.
Nëse punimet vazhdojnë me këtë ritëm, zyrtarët e Komunës shpresojnë që ngasësit e automjeteve gjatë verës do të kenë një mundësi më shumë për t’i ikur tollovisë në qytet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërtimi i kësaj rruge ka një kosto prej 140 mijë eurove, ku është e paraparë edhe ndërtimi i urës mbi lumin Mirusha, ndërsa një pjesë e saj është e asfaltuar, përkatësisht në lagjen e Hotëve, në lagjen Mirëdita dhe pjesa nga hyrja në jug të qytetit, dhe tani do te hapet dhe rregullohet pjesa tjetër e saj.
{gallery}