Rrugët brenda Gjilanit janë dëmtuar, ndërsa si pasojë e dimrit janë krijuar gropa, të cilat janë mbuluar me kupëza betoni si plan i mirëmbajtjes dimërore, por të paqëndrueshme.
Gjithashtu edhe rruga me katër shirita: Gjilan-Bujanoc, për të cilën Komuna e Gjilanit kishte investuar 900 mijë euro nuk ka përfunduar, ngase edhe më tej nuk është ndërtuar një rrethrrotullim për veturat si edhe një pjesë e rrugës ka mbetur e paasfaltuar, e cila është duke shkaktuar probleme sa i përket qarkullimit në komunikacion. Ndërsa kjo rrugë gjithashtu në shumë pjesë ka pësuar dëmtime. Ndaj kërkohet rregullimi i prishjes së rrugëve dhe mbarimi i rrugës Gjilan-Bujanoc, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo