Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në vigjilje të 28 Nëntorit, u bënë nderime në varrezat e dëshmorëve

Në vigjilje të 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me OVL të UÇK-së, dega në Malishevë, zëvendësministrat Rexhep Mazreku (MKRS) e Çerkin Dukolli (MPMS) dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë bërë homazhe dhe nderime pranë shtatores së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Malishevë, në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë, si dhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Po ashtu, në kuadër të shënimeve me rastin e 28 Nëntorit, të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në kuadër të shënimeve të kësaj feste, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, janë mbajtur edhe aktivitete sportive, përkatësisht turne në futboll të vogël, shah dhe pingpong.