Agjencia Kundër Korrupsionit ka mbyllur rastin për konflikt interesi ndaj drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Sulltan Badallaj, që njëherësh është kryesues i Bordit në kompaninë rajonale për mbeturina “Ekoregjioni”. Kjo agjenci ka konstatuar se Badallaj ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në të cilin ndodhej si drejtor i Bordit në një biznes privat.
“Mbyllet rasti për z. Sulltan Badallajt, kryesues i Bordit në ndërmarrjen publike KRM “Ekoregjioni Jugor” për shkak se zyrtari i lartë publik e ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, shkruan në vendimin e nënshkruar nga drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, shkruan sot “Koha Ditore”. Në vendim, gjithashtu, theksohet se rasti mund të rihapet në çdo kohë kur mund të paraqiten rrethana të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë arsyetimin e këtij vendimi sqarohet se rasti ndaj Badallajt është hapur nën dyshimin e bazuar për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, pasi që ai ka qenë kryesues i Bordit në “Ekoregjion” dhe njëkohësisht drejtor i Bordit në biznesin privat “Prizren Shped”.
AKK-ja ka shpjeguar se nga Badallaj është kërkuar që të heqë dorë nga ushtrimi i funksionit drejtor i Bordit në biznes privat, për të shmangur gjendjen e konfliktit të interesit.
“Zyrtari i lartë, është deklaruar se brenda afatit ligjor do të ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të shmangies së konfliktit të interesit. Ndërkohë AKK-ja ka pranuar një shkresë të lëshuar nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, me të cilën dëshmohet se zyrtari i lartë është larguar nga funksioni i drejtorit të Bordit në biznesin privat”, shkruan në vendimin për mbylljen e rastit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.