Gjashtë vjet më parë 48-vjeçarja Sela Imeri nga fshati Çabër i Zubin-Potokut ka nisur një biznes. Ka gatuar ëmbëlsira dhe i ka shitur ato. Puna ka marrë hov dhe falë saj ajo sot mban familjen e vet 7-anëtarëshe. Ëmbëlsirat që i përgatit zënë vend në raftet e qendrave tregtare e të marketeve të Kosovës.
Ndonëse jeton në fshatin e vetëm të banuar me shqiptarë në komunën e Zubin-Potokut, kjo nuk e pengon të ushtrojë punën e saj e madje ushqimet t’ia shesë edhe një lokali serb në pjesën veriore. Kjo komunë është e banuar me shumicë serbe, ndërsa shqiptarët e Çabrës aty konsiderohen minoritet, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte viti 2011 kur për herë të parë kishte përgatitur dy bakllava, të cilat i kishte dërguar në një qendër tregtare. Nuk ishin bërë as dy orë dhe i kishin ardhur edhe 10 porosi nga njëri market në veri të Mitrovicës.
Kjo e kishte nxitur të mendonte për hapjen e ndonjë biznesi të vogël prej të cilit do të arrinte të mbante familjen, meqë bashkëshorti i saj nuk mund të punonte për shkak të problemeve shëndetësore.
Kur puna e saj kishte filluar të jepte rezultatet e para dhe po i shtoheshin porositë, i ishte drejtuar Administratës Tatimore në Kosovë, në qytetin e Mitrovicës, për ta regjistruar biznesin e saj me emrin “DPZ Ëmbëlsia”.
“Këtë punë e pata filluar si biznes në kuadër të shoqatës ‘Mundësia’, pasi kjo organizatë ka disa grupe të grave dhe na ka përfshirë edhe neve këtu në Çabër. Në kuadër të mundësisë kemi pasur aktivitete dhe ligjërata të ndryshme që e prekin direkt temën e gruas. Na kanë mësuar e udhëzuar shumëçka, që na ka ndihmuar më pas në punën tonë”, ka theksuar ajo... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.