Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të angazhohet që të gjejë një zgjidhje sa i përket objektit të ri të Stacionit Policor në Gjilan, i cili gjendet brenda hapësirave të Gjykatës dhe Prokurorisë. Punimet për finalizimin e objektit janë ndërprerë tash e 9 vjet.
Ai thotë se ndërtesa e vjetër e Stacionit Policor, që gjendet në Qendër të Qytetit është bërë pengesë për planet zhvillimore komunale, meqë ajo ndërtesë parashihet të rrënohet dhe të lirohet hapësira për ndërtimin e sheshit të ri të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa lirimin e hapësirës publike komunale e kanë bërë stafi i bibliotekës së qytetit “Fan Noli”, të cilët janë zhvendosur në objektin e ri, si dhe stafi dhe të burgosurit e Qendrës Korrektuese, të cilët janë zhvendosur në objektin e ri të burgut në fshatin Pasjak...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.